Bebe Rexha flet për armiqësinë mes Dua Lipës dhe Rita Orës

Gjatë një interviste për gazetën e njohur ‘The Sun’, Bebe Rexha është shprehur se nuk është e sigurt që ‘grindja’ e Dua Lipa dhe Rita Ora do të marrë fund ndonjëherë.

Këngëtarja 31 vjeçare, disa kohë më parë, ka tentuar një bashkëpunim mes artisteve shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, Rita Ora dhe Ava Max.

Por tani Bebe është e bindur se diçka e tillë nuk mund të ndodhë kurrë.

Ajo është shprehur se planet janë shkatërruar, për shkak të armiqësisë midis dy artisteve të tjera.

“Kam tentuar vërtetë. Nuk e di realisht se çfarë po ndodh mes tyre, apo çfarë historie ka. Gjithmonë kam tentuar të ruajë paqen dhe t’i bashkoj vajzat. Unë do të doja shumë që të bënim diçka bashkë, por nuk jam e sigurt se do të ndodhë ndonjëherë. Dhe nuk do të them më gjë për këtë çështje.

Është e çuditshme, sepse unë e di se çdo të thotë të jesh vajzë, dhe ndonjëherë ne mund të bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas vetëm për veten, Duan, Ritën apo Avan, por flas për gjithë femrat në përgjithësi. Nuk ka shumë vajza në industri. Është e trishtueshme që ka një konkurrencë të pashprehur. Do të doja shumë që të ndodhte, sepse unë i njoh të gjitha këto vajza personalisht, dhe janë të gjitha të mrekullueshme”, është shprehur Bebe.

Prej disa vitesh, marrëdhënia midis Rita Ora dhe Dua Lipa është përkeqësuar, dhe vajzat nuk duan as të shihen me njëra-tjetrën.

Burimi i lajmit: DailyMail. Përshtatur nga ‘Priza.al’ 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *