Bebe Rexha entuziaste për bashkëpunimin me Snoop Dogg

Këngëtarja e famshme shqiptare, Bebe Rexha, nuk e mbajti dot entuziazmin për bashkëpunimin e saj me Snoop Dogg.

Megjithëse është vetë një personazh publik që shumë e kanë idhull, ajo vetë duket se admiron reperin e famshëm dhe ky është dueti i jetës së saj.

“Satellite” titullohet kënga e tyre e përbashkët, që po pëlqehet në masë nga fansat e dyshes.

Ky projekt i bashkohet albumit “Bebe” të artistes shqiptare, që do të publikohet më 28 prill.

Teksa shijon komentet për sukseset në karrierën e saj, Bebe Rexha është përballur shpesh edhe me komente për peshën.

E vetëdijshme për ndryshimet që ka pësuar, këngëtarja ka bërë një kërkim në TikTok me shkrimin “Pesha e Bebe Rexhës”, ku ka parë disa nga komentet e fansave të saj, të cilat më pas i ndau me ndjekësit në Twitter.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *