Beatrix Ramosaj paralelizon historinë e saj me dramën Selena-Hailey

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur Selena Gomez doli me një deklaratë në “Instagramin” e saj ku i kërkonte fansave të ndalonin së sulmuari Hailey Bieber. Ajo u shpreh se askush nuk e meriton të bullizohet dhe se nuk është pro kësaj gjëje.

Në lidhje me këtë deklaratë të Selena-s, së fundmi ka reaguar edhe artistja Beatrix Ramosaj e cila ka bërë një paralelizëm të kësaj situate me shembullin që jepet në Shqipëri, ku sipas saj nuk kontribuohet të minimizohet bullizmi, por të gjithë japin një dorë që të shtohet.

“Kam qenë dëshmitare sesi në Shqipëri dalin hapur nëpër televizione dhe se kanë problem të tregojnë metodat e përhapjes apo kënaqësinë që marrin duke e justifikuar “për lojë” bullizmin. Gjithsesi, Selena je një mbretëreshë”,-shkruan Trixa.

Ndërsa nga ana tjetër në postimin e saj Selena shkruante: “Hailey Bieber më ka kontaktuar për të më vënë në dijeni se ka marrë kërcënime për vdekje dhe një negativitet urryes. Unë nuk jam dakord me këtë. Asnjeri nuk duhet të vuajë bullizmin apo urrejtjen. Unë gjithmonë kam qenë pro mirësisë dhe dua që ju të gjithë të ndaloni së bëri këtë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *