Beatrix Ramosaj do të jetë pjesë e “Dance With Me”? Ja deklarata e Alketa Vejsiut

Sonte u zhvillua puntata e parë e “Dance With Me”. Mirëpo, pak përpara përfundimit të spektaklit, moderatorja Alketa Vejsiu tha se konkurentë të rinj do t’i bashkohen garës. Menjëherë, Ermal Mamaqi pyeti nëse një ndër ta do të jetë edhe Beatrix Ramosaj. Prezantuesja e emisionit Alketa Vejsiu shprehet se: “Nuk e dimë në do vijë Beatrix-i. Gjithçka mund të ndodhë. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në “Dance With Me”, mirë se të vijë”.

Beatrix Ramosaj është një këngëtare e njohur si dhe një personazh shumë i komentuar që pas daljes nga Big Brother VIP. Gjithashtu u përfol shumë edhe për raportin e saj me Donald Veshaj. Beatrix ka pranuar në një intervistë më herët, se këngët e saj i përshtaten historisë së saj me Donald Veshajn mirëpo ajo ka thënë se dy këngët e fundit janë shkruar më herët.

“Kur ke kaluar gjëra që njerëzit e dinë, janë të vetëdijshëm për gjërat që kanë ndodhur normal që i lidhin me atë situatë. Por projektet të paktën dy të fundit, ishin të shkruara më herët edhe kanë bërë një ndërlidhje menjëherë, “ngele duke bërë dedikime”. Jo s’i kam bërë ende dedikimet, kur t’i bëj do talleni. Kur sapo dola thoja ‘si të nxjerr unë këngë ndarje kur sa kam nisur diçka’, shkuan si shkuan punët thashë është momenti i duhur, dhe më përshtatej”,- tha ajo.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *