Beatrix nuk e ka harruar ende ish-in? ‘Thumbi’ i radhës për Donaldin

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj u përfol gjatë për lidhjen e ndarjen nga moderatori Donald Veshaj, me të cilin pati një histori të shkurtër në “Big Brother VIP”.

Pas përfundimit të show-t, Donaldi u rikthye tek ish-partnerja e tij Bora Zemani ndërsa Beatrix iu rikthye muzikës, duke i dedikuar edhe një këngë “lamtumire e hakmarrje”, të titulluar “Ma shumë se ti”.

Historia e tyre vazhdon të kujtohet nga publiku, megjithëse jetët e tyre u zhvilluan në drejtime të ndryshme. Megjithatë, duket se Trixa ka dëshirë të thumbojë herë pas here, e kësaj here s’dihet me kë e ka.

Në profilin e saj në Tik Tok, artistja ka publikuar një video ku tregon se e kanë bërë “block” dhe “unblock”, por s’e kanë harruar kurrë, sepse siç thotë Trixa, është e vështirë për ta harruar.

https://www.tiktok.com/@therealbeatrixramosaj/video/7224430576734833926?embed_source=71112494%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_name&refer=embed&referer_url=iconstyle.al%2Fe-veshtire-per-tu-harruar-beatrix-hodhi-ca-thumba-qe-sdime-kujt-i-rane%2F&referer_video_id=7224430576734833926

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *