Beatrix bën ndryshimin në ‘look’ dhe duket kaq e bukur

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj , është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Beatrix ka bërë një ndryshim në pamjen e saj, ku duket e mrekullueshme me look-un e saj të ri. Tashmë Trixa ka vendosur që të ndryshojë ngjyrën e flokëve. “Nuk ka më bjonde”,- shkruan Trixa krahas videos në TikTok. Si po ju duket këngëtarja me pamjen e re?

Rikujtojmë se, më herët Beatrix reagoi pas lajmeve që qarkulluan në rrjet ku thuhej se do të bëhej pjesë e kastit të “Dance Albania”. Në një postim në ‘InstaStory’, ajo falënderoi të gjithë mbështetësit e saj, ndërsa sqaroi se fansat do ta shohin në forma të tjera dhe jo në emisione televizive.

“Për dashamirësit e mi. Faleminderit që vazhdoni dhe shprehni çdo ditë për të më shikuar në emisione televizive, por ne do të shihemi në forma të tjera së bashku. Jam në xhirime të videoklipeve të reja dhe disa surprizave të tjera vizuale, nën drejtimin e kushteve dhe dëshirave të mia. Jua dua! Beatrix”, thuhet në postimin e plotë të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *