BE 5.7 mln euro për regjistrimin dixhital të pronave, Kim: Është e domosdoshme

5.7 mln euro do të ndaj Bashkimi Europian për Shqipërinë, si një ndihmë për regjistrimin dixhital të pronave. Lajmi është dhënë nga Ambasadori i BE, Luigi Soreca  i cili me anë të një postimi në rrjet sociale shkruan se në vendin tonë do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës .

“Falë ndihmës nga BE , Shqipëria do të ketë një hartë të re të regjistrimit të pronës. Me 5.7 milion €, Programi “BE for Property Rights” do të përmirësojë sigurinë ligjore dhe do të promovojë më shumë investime të huaja. Kjo është një reformë vendimtare për njerëzit dhe për integrimin e Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Lidhur me këtë ndihmë nga BE, ka reaguar edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim e cila ka treguar mbështetjen e saj për këtë nismë. Kim thotë se zgjidhja e drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish.

“Pajtohem plotësisht. Zgjidhja e të drejtave të pronësisë do të hedhë themelet për një zhvillim më të madh, investime dhe barazi mundësish. Është e domosdoshme”, shkruan Yuri Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *