BBV/ Analiza e Luizit: Të rinjtë ikin me gomone, po punojnë për drogën e gjithë Europës

Këngëtari Luiz Ejlli, ka folur ditën e sotme në Big Brother Vip në lidhje me standardin e jetesës në Shqipëri duke theksuar se të rinjtë sot nuk kanë siguri për të krijuar një familje. Gjatë një bashkëbisedimi për tema të caktuara, Luizi deklaroi se pjesa më e madhe e të rinjve largohen nga vendi me gomone për të punuar në fushën e trafikut dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

“Referuar shifrave të INSTAT, lindjet në Shqipëri janë shifra shqetësuese. Tregon se njerëzit nuk kanë mundësi, as siguri për të krijuar familje. Ka plot që ikin jashtë? Nuk ka plot, janë me gishta ata që ikin jashtë me studime, sepse s’kanë mundësi familjet.

Pjesa më e madhe ikin me gomone, me kamionë dhe jemi duke punuar për drogën e komplet Europës. Jemi përditë në lajme. Po kalojmë edhe Sirinë në kërkesat për azil. Ky vend ka shkuar aty nuk mban më. Përgjegjësinë nuk e mban askush. Këtu nuk funksionon asgjë më. Në Shqipëri janë kamerierët të gjithë me diploma të shkollës së lartë, me juridik”, deklaroi ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *