“Bashkia të mos përzihet”, Berisha për protestën e 6 dhjetorit: S’ka forcë në botë që mund të na përmbajë

Kreu i PD, Sali Berisha ka dhënë sot një deklaratë për mediat ku mes të tjerash foli edhe për protestën e 6 dhjetorit dhe faktit që policia nuk ka pranuar që ajo të mbahet përballë kryeministrisë, sepse është brenda zonës së sigurisë, pasi atë ditë mbahet edhe samiti BE-Ballkan Perëndimor.

“6 dhjetori protesta më e madhe do mbahet para Kryeministrisë, bashkia të mos përzihet se s’ka forcë në botë që mund të pengojë. Ramës i intereson dhuna atë ditë por, bën mirë që as dyert të mos i blindojë se do bëjë lajm botëror. Jemi në protestë pro samitit dhe kundër Ramës”, tha Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *