Basha takon kampionin e karatesë Bekim Basha: Murat Basha u ka hapur dyert të gjithëve që duan ta ndjekin këtë sport

Lulzim Basha ka treguar takimin e zhvilluar me kampionin e karatesë Bekim Basha dhe mikun Murat Basha përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas tij tashmë do të ketë një ambient sportiv të nivelit bashkëkohor ku do të stërviten dy ekipe të moshave për djem dhe vajza.

“Kënaqësi që të vizitoj me mikun tim Murat Basha dhe kampionin Bekim Basha, Palestrën e re të “Tirona Karate”.

Më vjen shumë mirë, që më në fund kemi një ambjent sportiv të nivelit bashkëkohor ku do të stërviten dy ekipe të moshave për djem dhe vajza. Zemra e madhe e Murat Bashës u ka hapur dyert për t’u stërvitur, të gjithë ata ose ato që dëshirojnë të ndjekin këtë sport.

Sa më shumë ambjente të tilla, më shumë të rinj do të merren me sport, që na garanton një rini dhe jetë më të shëndetshme.” – shkroi Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *