Basha për akuzat e Berishës: Heshta për të mos thelluar plagët në PD

Lulzim Basha ka folur sot për herë të parë në lidhje me heshtjen kundrejt akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha. Këto akuza që kanë ardhur në adresë të Bashës, ky i fundit i konsideroi si të njëjtat me ato të kryeministrit Edi Rama.

Ai shtoi se nuk i ishte përgjigjur akuzave të Berishës, për të mos thelluar plagët brenda Partisë Demokratike.

“Nuk është se kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja për sulmet, akuzat, apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte çdo sulm i tij tek demokratët.

Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit asnjë prej sulmeve të tij nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”, u shpreh ish-kryedemokrati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *