Ai tha se interesi më i mirë i demokratëve ishte që të kishin një kandidat dhe të fitonin bashkinë.

“Ndryshe nga çdo bashki tjetër ku Kryesia ka miratuar një kandidat, unë respektoj vendimin, pavarësisht se kam votuar të mos ketë kandidat. Në rastin e Vaut të Dejës, situata është e ndryshme, sepse Kryesia ka votuar që të mos ketë kandidat të dytë. Interesi më i mirë i demokratëve ishte që të kishim një kandidat dhe demokratët të fitonin bashkinë”, u shpreh Bardhi.