Balla thirrje opozitës: Rikthehuni te puna në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla e ka nisur fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit me një falënderim për zgjedhësit e çdo spektri politik, e veçanërisht për ata që votëbesuan mazhorancën. Pa replikuar asnjë nga deputetët e opozitës për akuzat që lidhen me procesin zgjedhor, Balla tha se kjo seancë nis me dy vendime projektligje të rëndësishme.

“E kemi nisur Kuvendin pas zgjedhjeve me dy vendime të rëndësishme, i pari lidhet me një investim që i jep Shkodrës një lidhje të re me Ulqinin, ura mbi Bunë. Na jep mundësinë që jo vetëm lidh dy qytete në dy anët e kufirit, por i jep Shkodrës një qasje të re në turizëm dhe simbolika e fitores atje na bën shumë të përgjegjshëm dhe e nisim me një investim të rëndësishëm. Pika tjetër lidhet me një marrëveshje me qeverinë gjermane, kjo lidhet tanimë me pjesën më të madhe të bashkive, të gjitha qarqet kanë akses në këtë marrëveshje për të përmirësuar infrastrukturën rrugore.“ – tha Balla.

Gjithashtu Balla i bëri thirrje opozitës që të punojnë sëbashku për një sërë çështjesh me rëndësi. Ndër to, edhe zgjedhja e një kandidati për Avokatin e Popullit.

“Thirrja ime është që opozita ti rikthehet punës në Kuvend, na duhet të punojmë sëbashku për një sërë çështjesh me rëndësi, ndër to do nënvizoja ose do i kërkoja opozitës që në Komisionin e Posaçëm të Refromës Zgjedhore të nisë puna, dhe po ashtu të përfundojmë në kohë edhe disa propozime të PS që lidhen me elementë të procesit zgjedhor. Duhet sjellë për votim paketa e despiunizimit, është e papranueshme që ne të pranojmë elementë të regjimit komunist dhe që mund të kenë penetruar dhe në këshilla bashkiakë, thirrja ime për Avokatin e Popullit, opozita duhet ta kuptojë se nuk mund të marrë peng një institucion të tillë, kështuqë prej ditës së Hënë ne do i kërkojmë opozitës, ne duhet të ulemi për të dakordësuar kandidatin për avokat.” – u shpreh Balla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *