Avokati i Muskurtit: Ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, armën e kishte me leje

Arsen Muskurti është lënë në burg, pasi vrau vëllain e kunatën e tij, Nora dhe Alban Muskurti.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar dhe avokati i tij, i cili u shpreh se klienti i tij ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike.

Sakaq shtoi se ky i fundit ka kryer 7 kallëzime penale ndaj viktimave.

“Është dorëzuar vetë, kam parë shumë trillime nga mediat, më ka dërguar mua personalisht që ta dorëzoj, kemi shkuar vetë në ambientet e komisariatit që ta bëjmë dorëzimin. Ka qenë në gjendje shumë të rënduar psikologjike. Merrte dhe mjekime. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe ndjerës, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka marrë asnjë masë. Kallëzimet janë sekret hetimor, nuk mund t’i nxjerrim. Por nuk është arratisur, jua bëj me dije. Që në vitin 2018, ka pasur probleme e merrte mjekime. Armën e ka pasur me leje dhe kemi paraqitur çdo lloj dokumentacioni të nevojshëm”, tha avokati.

https://www.priza.al/2022/09/01/vrau-vellain-dhe-kunaten-arsen-muskurti-nuk-shpreh-pendese-per-krimin-kam-bere-shtate-kallezime-per-ata/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *