Avokati i Cllevios: Turpi më i madh, arrestohet si i dashuri i Noizyt

Gjatë ditës së djeshme në Rinas u bë ndalimi i reperit Keviol Ahmeti, pas një denoncimi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy, i cili pretendonte se është kërcënuar nga “Cllevio”.

Sipas denoncimit, Ahmeti e ka përndjekur Noizyn, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frike.

Së fundmi ka reaguar avokati i Kleviol Ahmetit, i cili shprehet se Klevioli “është arrestuar si i dashuri i Noizyt”.

Ai thotë se nenin 121 të kodit penal, për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja shpirtërore, duke thënë se në këtë mënyrë, “Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të tij”.

“Policia e Durrësit ka arrestuar sot Kleviol Ahmetin. Turpi më i madh që ekziston sot në qytetin e Durrësit. Kleviol arrestohet si i dashuri i Noizyt. Në nenin 121 të kodit penal për të cilin është arrestuar Kleviol, është përndjekja, pra përndjekja shpirtërore. Klevioli nuk ka lidhje me dashurinë, por Noizy e ka pranuar dashurinë e Kleviolit kundrejt arrestimit të Kleviolit”, shprehet avokati i tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *