Atentati ndaj kreut të PD në Vaun e Dejës/ Reagon Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dënuar aktin e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Vaun e Dejës. Një atentat me eksploziv iu bë kreut të degës së ‘Rithemelimit’ në këtë bashki, Benard Ndreca.

“Mësova me shqetësim  mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Benard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës. Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj cdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu. Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës” – u shpreh Begaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *