Atdheu bën deklaratën e fortë për Edën e ‘Për’Puthen’: Të pres në takim, do futem në program për ty!

Ditën e djeshme, Atdhe Xharavina ishte i ftuar në “E diell”, ku teksa u bë pjesë e lojës me sfida, ai tha se “do të futej në Për’Puthen për Edën”. Në fakt sfida ishte që Atdheu duhet të thoshte këtë gjë, por pa asnjë kompleks, ai e tha.

Pjesë nga biseda në studio:

Nevina: Atdhe deklaro tani që do futesh në ‘Përputhen’ sërish dhe do dalësh me Edën.

Atdheu: Deklaroj që do futem në ‘Përputhen’ dhe do dal me Edën. Eda të pres në takim, do futem në ‘Përputhen’ për ty. Të kam parë që te ‘She’s on Top’ dhe jam fiksuar me ty. Do futem në ‘Përputhen’ dhe do të ftoj në takim.

Jo vetëm kaq por Atdheu foli edhe për raportin e tij me Arjola Demirin.

“Me Arjolën e kam thënë edhe publikisht që jemi shumë shokë, nuk është se ka ndodhur gjë thjesht ngaqë kam ‘follow’ Meridianin dhe Antonelën, i ka ngelur hatri. Madje, është mërzitur sepse kemi shoqëri.. më së pari kam me Arjolën, ka 7 vite dhe këta të dy kanë ardhur vonë. Pastaj, ndodhi cfarë ndodhi me ata, por gabim mendoj që është Arjola se cfarë kanë ata me njëri-tjetrin, nuk është…”

Nevina Shtylla: E keni folur këtë gjë me njëri tjetrin?

Atdheu: Jo nuk e kemi folur, por ne prapë flasim e prapë takohemi. Tani jemi sqaruar ne.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *