Ataku kardiak, ja çfarë ndodh me trupin tuaj 24 orë para sulmit

Studiuesit në Danimarkë gjatë një studimi të ri të tyre pohojnë se dhimbja në gjoks ndodh vetëm një në pesë raste.

Mjekët kanë analizuar të gjithë personat të cilët kanë pësuar një sulm në zemër jashtë spitalit dhe të cilët kanë kontaktuar ambulancën deri në njëzet e katër orë para arrestit kardiopulmonar.

Lidhur me këtë të fundit, ata thanë se ka shumë shenja paralajmëruese por simptoma më e përmendur shpesh është frymëmarrja e vështirësuar (59%), e ndjekur nga konfuzioni (23%) ose humbja e vetëdijes (20%).

Sulmi në zemër godet dikë afërsisht në çdo 43 sekonda. Ndodh kur qarkullimi i gjakut që sjell oksigjen në muskujt e zemrës zvogëlohet rëndë ose ndërpritet plotësisht.
Kjo ndodh sepse arteriet që furnizojnë zemrën me gjak mund të ngushtohen ngadalë për shkak të yndyrës së grumbulluar dhe kolesterolit.

Edhe pse trupi dërgon sinjale paralajmëruese para sulmit në zemër, ne shpesh i injorojmë ato.

Tek gratë, simptomat janë shpesh atipike, pasi shoqërohen me një gjendje serioze, sepse mendojnë se lodhja e tyre është për shkak të gripit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *