Asnjë reagim për tërmetin, Rama poston fotot nga spitali i ri: Do hapë dyert shumë shpejt!

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Spitali i Ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, por nuk ka dhënë asnjë koment mbi tërmetin që tronditi Shqipërinë një natë më parë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se ky spital është një investim madhor i projektuar dhe i realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt. Sipas Ramës, së shpejti spitali do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë.

“Me Spitalin e Ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, një investim madhor i projektuar e realizuar duke siguruar standardet më të larta europiane në çdo aspekt, i cili së shpejti do të hapë dyert si një vlerë e madhe e shtuar në rrugën e Rilindjes së Shëndetësisë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Prej ditësh Rama ka filluar reklamimet e punëve të Rilindjes në rrjetet sociale teksa zgjedhjet lokale po afrojnë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *