Arti në zi! Ndahet nga jeta artisti i njohur shqiptar

Drejtuesi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografi Besim Jazexhiu ka ndërruar jetë këtë të hënë në moshën 76-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga Teatri i Operës dhe Baletit.

Postimi i plotë:

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen nga jeta, në moshën 76-vjeçare, të një nga figurave më të spikatura si valltar dhe drejtues i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, koreografit Besim Jazexhiu.

Zanafillën e parë në art, Jazexhiu e ka pasur në zhanrin e akrobacisë dhe është një ndër akrobatët e parë shqiptar. Në vitin 1959, u dërgua për studime në Bashkimin Sovjetik dhe në vitin 1961 filloi punë si balerin profesionist në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky ishte fillimi i karrierës së tij si balerin dhe valltar profesionist. Gjatë kësaj periudhe, krahas kërcimit në trupën e baletit ka realizuar personazhe në balete të ndryshme si “Halili dhe Hajria”, “Delina”, “Laurenca”, “Fadeta”, “Petja dhe Ujku” etj. Në vitet 1965-1968, kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë si solist i parë i grupit të valleve dhe më pas, nga viti 1968 solist në Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, ku krahas punës si solist, ka kryer edhe detyrën e koreografit dhe Drejtorit Artistik. Krahas interpretimeve me nivel, ku binte në sy individualiteti dhe vërtetësia, Besimi është dalluar dhe për përdorimin e lodrës gjatë valleve të ndryshme. Gjatë gjithë karrierës së tij artistike në Ansambël ka interpretuar valle nga të gjitha trevat e Shqipërisë, ku ka shkuar ky ansambël si brenda vendit , ashtu edhe gjatë turneve jashtë shtetit. Anëtar i Këshillit Artistik, i komisioneve në katër festivale folklorike me detyrë koreograf edhe në disa komisione të Dekadave të Majit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *