Artan Hoxha: Dhjetëra milionë euro për mbrojtje kibernetike vajtën dëm

Artan Hoxha e quan sulmin e rëndë kibernetik me të cilin u përball Shqipëria, “rrëzimin e qeverisë virtuale”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha thotë se paratë e shpenzuara në shifra marramendëse për sistemet e sigurisë dhe kompanitë që duhet ti ndërtojnë ato, kanë vajtur dëm, pasi sistemet nuk u mbrojtën dhe i gjithë shteti doli offline.

Në Shqipëri ka dy qeveri, një me administratën që e shohim përditë dhe një qeveri virtuale. Rama i ka zëvendësuar sportelet dhe zyrat me e-albania. Në këtë rast na kanë rrëzuar qeverinë virtuale.

Ku është problemi? Gjatë këtij viti kemi parë çudira të shumta, na dolën të gjithë të dhënat. Ne kemi treguar se sitemi ynë është i cënueshëm. Shqpitarët kanë paguar dhjetëra milionë euro për të mbajtur në këmbë këtë sistem. Rama thotë e kemi dixhitalizuar vendin, jemi para Serbisë dhe rajonit.

Paratë kanë shkuar për tu bërë ky sistem. Dhjetëra milionë euro. Një pjesë kanë shkuar për të mbrojtur sistemin.

Paratë e shpenzuara deri tani, ngjarja tregoi se kanë shkuar dëm. Sistemi nuk u mbrojt. Fakti që ndërhyri NATO për të na mbrojtur, siç tha kryeministri… Specialisti që tha Progni, nuk është i NATO-s dhe as gjeni, është specialist që ka marrë nëpërmjet shumë formave dhe kulisave, të drejtën për të menaxhuar këtë sistem dhe të marrë paratë. Kjo kompani që duhet të mirëmbajë sistemin, ka konsulent një kolegun tonë, që për shtatë muaj, kishte marrë 1 miliardë lek, sepse ishte konsulenti i kompanisë”, tha Hoxha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *