Arrestohet hajduti serial në Elbasan, vidhte vazhdimisht para! Në pranga edhe 2 persona të tjerë

3 qytetarë nga Elbasani janë vënë në pranga ditën e sotme për vepra penale të ndryshme. Kapet 42-vjeçari me iniciale N.F , pasi më datë 25.08.2021, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Y. J., një shumë parash.

Ndërsa dy të tjerët, J.P 36-vjeç de H.M 52-vjeç u kapën duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kapën dhe ndaluan shtetasin: N. F., 42 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 25.08.2021, në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në bashkëpunim me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit Y. J., një shumë parash. Gjithashtu, më datë 27.08.2021, dyshohet se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash, shtetases M. H. Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të shtetasit N. F. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan u arrestuan në flagrancë shtetasit: J. P., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe H. M., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *