Arrestohet efektivi i operacionales, bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë afër Rrugës së Kavajës!

Pas arrestimit të Eneo Sulejmanaj dhe dy të rinjve që tregtonin drogë në Tiranë, është arrestuar dhe një punonjës policie, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale.

Ervis Shkurta dyshohet se ka bashkëpunuar me tre të rinjtë që u kapën me 1 kg kokainë të cilët do ta shkëmbenin pranë zonës së 21 dhjetorit.  Efektivi akuzohet për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim, pasi në momentin që do të shkëmbehej droga, ai ka qenë në dijeni dhe ka informuar grupin e tij për tu larguar.

“Një punonjës policie, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është arrestuar i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ndaluar punonjësin e policisë Inspektor E. SH., 38 vjeç, efektiv në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi e shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Ndalimi i këtij punonjësi policie u krye në vijim të hetimeve me metoda speciale, në funksion të ngjarjes së datës 21.03.2024, ku u arrestuan në flagrancë tre shtetas, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Mosbindja ndaj punonjësve të policisë”.

Si rezultat i hetimeve intensive u bë e mundur sigurimi i provave dhe i fakteve mbi dyshimet se punonjësi i policisë, Inspektor E. SH., me lidhje të ngushtë shoqërore me njërin prej personave të arrestuar, ka qenë pjesë aktive e sigurimit të kushteve për tregtimin e lëndës narkotike prej 1 Kg e dyshuar kokainë, si dhe ka patur dijeni të plotë për personat dhe vendin ku do ndodhte shkëmbimi i lëndës narkotike”, njofton AMP./M.K-dritare.net

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *