Arrestohet 45-vjeçari, shpërndante heroinë në Tiranë

Një 45 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për shpërndarje të lëndës narkotike. Mësohet se 45 vjeçari vepronte në zonën e Alliasit, ku edhe është kapur në flagrancë nga policia.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti atij një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *