Arrestohet 41-vjeçarja shqiptare në Gjermani, akuzohet për mashtrim

Një 41-vjeçare nga Tetova është arrestuar pas denoncimit për akuzën e mashtrimit.

Mediat meqedonase bëjnë me dije se gjatë vitit 2022, gruaja ka zhvilluar takime me dy persona nga Gostivari dhe u ka marrë nga 1 000 euro me pretekstin se mund të ndërmjetësojë për të marrë viza pune për në Gjermani.

Në fund, ajo nuk i ka pajisur me viza dhe nuk ua ka kthyer paratë. Pas denoncimit nga ana e të dëmtareve, shtetasja në fjalë është arrestuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *