Arrestohet 28-vjeçari në Elbasan, akuzohet për vrasje

Një 28-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Elbasan, pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Q. H., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, sepse më datë 02.08.2022, në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, shtetasi Q. H. dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasin O. D., 33 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *