Arrestimi në Angli/ Ministri Çuçi: Vijon puna intensive për ndalimin e personave të tjerë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar pas arrestimit të dy shtetasve britanikë Stephen Hunt dhe Thomas Mithan dhe të Edmond Haxhiait, në Angli, të cilët dyshohen si pjesëmarrës në vrasjen e Ardian Nikulajt në Shëngjin më 19 prill.

Në rrjetet sociale, Çuçi vlerëson bashkëpunimin me palën britanike, ndërsa shprehet se vijon puna për arrestimin e dy personave të tjera.

“Përgëzime Policisë së Shtetit dhe partnerëve tanë britanikë për lajmin e konfirmuar për arrestimin e 3 personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Shëngjin disa ditë më parë. Reagimi i shpejtë i palës britanike është tregues i bashkëpunimit në nivelet më të larta me Policinë e Shtetit dhe një punë e shkëlqyer hetimore e operacionale. Vijon puna intensive edhe për arrestimin e personave të tjerë në atë ekzekutim kriminal dhe vënien e tyre para drejtësisë”, shkruan Çuçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *