Armët e sekuestruara në Tiranë/ Ekspertët: Të përfshirë personazhe të njohur të botës së krimit, përdoreshin për të…

Policia shkencore është duke vazhduar ekspertizën për armët e sekuestruara një javë më parë.

Sipas ekspertëve të kriminalistikës, dyshohet se këto baza përdoreshin për të furnizuar grupet kriminale. Për të kryer verifikimet e plota, grupi hetimor ka marrë në mbikqyerje telefonin e Eno Papës, i cili u arrestua pasi kishte marrë me qera garazhin tek Liqeni i Thatë, ku u gjendën edhe armët.

Mësohet se pas armëve fshihen personazhe të njohur të botës së krimit, ku pritet të vihen persona të tjerë si të implikuar. Për rrjedhojë kqyrja e telefonit të 27-vjeçarit po bëhet me qëllim për të parë personat që ai ka komunikuar së fundmi, të cilët mund të jenë posedues apo edhe porositës të këtyre armëve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *