Apeli refuzon kërkesën e krerëve të UÇK-së për mbrojtje në liri

Një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale, ka refuzuar sot kërkesën e krerëve të UÇK-së për mbrojtje në liri. Apeli refuzoi mbrojtjen në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve, ndërsa duket qartazi se ka mbajtur linjën e njëjtë me Prokurorin Jack Smith dhe Gjykatësin Paraprak, Nicolas Guillou, ndonëse të tri këto organe do të duhej të funksiononin si të pavarura nga njëra-tjetra.

Apeli nuk u ka besuar as zotimeve të shtetit të Kosovës, me saktë nga Policia e Kosovës, se ka kapacitetet e mjaftueshmne për të ofruar siguri në mbikëqyrjen e të akuzuarve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në lirim të përkohshëm.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *