Apeli le në burg Fredi Belerin, lirohet Kokaveshi

Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli mesditën e sotme vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lenë në burg Fredi Belerin, ndërsa për Kokaveshin u vendos masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Gjatë seancës, avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjendjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjekësore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insistojnë që nuk ka prova.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi u arrestuan 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në datën 8 Maj me dyshimet se po shpërndanin para në këmbim të votave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *