Apeli e la në burg Milena Derajn, ish-punonjësja e BSH pranon se ka marrë para

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Milena Derajn, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e arrestuar më 24 maj me dyshimet se kishte përfituar 340 mijë euro nëpërmjet mashtrimit familjes Ferracaku.

Deraj ka dorëzuar një deklaratë noteriale ku pranonte se i njihte borxhin familjes Ferracaku, por pretendon se u detyrohet më pak dhe se nuk ua ka marrë përmes mashtrimit.

Sipas saj, nga shuma 340 mijë euro që u kishte marrë për të shpëtuar të akuzuarit nga dënimi me burg përjetë për masakrën e Velipojës, në fakt u detyrohet 225 mijë euro.

E pandehura shpjegon se i ka detyrim familjes Ferracaku 225 mijë euro dhe jo 340 mijë.

Në deklaratën e saj noteriale ajo shpjegon se kur mori shumën prej 340 mijë euro nga Abedin Ferracaku, kontaktoi dy avokatë të suksesshëm, por njëri u tërhoq ndërsa tjetri është ende i angazhuar. Ajo deklaron se pasi avokati i parë është tërhequr, ajo i ka kthyer shifrën 140 mijë euro, Adebin Ferracakut, përkatësisht 3 muaj më parë në Tiranë.

“Unë e nënshkruara Milena Deraj, deklaroj se kam marre nga Z. Abedin Ferracaku shumën monetare pre 340,000 Euro (treqind e dyzetë mije Euro). Ketë shume unë ia kam marre ne premtim te zgjidhjes se një çështje gjyqësore, ku z Abedin Ferracaku ishe i përfshire, ne Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Unë kam kontaktuar dy avokate te suksesshmen për mbrojtjen e Z. Abedin Ferracaku. Gjate zhvillimit te hetimeve/procesit njeri nga avokatet është tërhequr nga mbrojtja, kurse tjetri është akoma i angazhuar me procesin gjyqësor.

Pasi është tërhequr Avokati i pare, unë i kam rikthyer Z. Abedin Ferracaku shumen prej 140,000 Euro (njëqind e dyzetmijë Euro). Këtë shume ia kam kthyer Abedin Ferracakut, para tre muajsh pranë Casa Italia, ne automjetin e tij Volkswagen Polo.

Pas kësaj ngjarje janë krijuar konflikte, dhe unë kam filluar t’i paguaj fajde (interesa) Z.

Abedin ferracaku ne shumat 25,000 Eurto/muaj (njëzete e pese mije Euro ne muaj), para te cilat i janë paguar ne Tirane.

Unë Milena Deraj deklaroj se akoma i detyrohem shtetasit Abedin Ferracaka shumen prei 200,000 Euro (dyqind mije Euro), plus interesin e fundit (muaji Maj 2023), pra gjithsej shumën prej 225,000 Euro (dyqind e njëzete e pese mije Euro), shume te cilën e kam deklaruar edhe një here tjetër me Deklarate Noteriale para Noter Arian Merkuri, ne prani te shtetases Elira Shyti, e cila është e besuara e Z. Abedin Farracalai, te cilin unë nuk mund ta takoj sepse është ne kërkim”, shkruhet në deklaratën noteriale e Milena Derajt.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *