Antoneta flet për marrëdhënien me Kiarën: E ka ndryshuar fama dhe vëmendja

Antoneta Koçi ka folur në emisionin televiziv lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe marrëdhëniet me banorët aty brenda.

Një nga ish-konkurrentët që ajo përmendi ishte edhe Kiara Tito, për të cilën tha se beson që fama e ka ndryshuar e se nuk ka natyrën “përshëndetëse”.

“Unë kam rastisur me Kiarën më shumë gjatë emisioneve para finales dhe post finales dhe kam vënë re që ka pasur tendencën e të ecurit vetëm drejt dhe mos parit asnjë person që është anash.

Nuk ka qenë përshëndetëse dhe nuk ka patur sjelljen që kishte në Big Brother. Mund t’i ketë ndikuar pak elementi i vëmendjes dhe famës që ka marrë.”- është shprehur Antoneta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *