Ankimim në KAS/ Grupi ‘Alibeaj’ kërkon çregjistrimin e koalicionit Meta-Berisha

Grupimi i Enkelejd Alibeajt ka depozituar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën ankimore për çregjistrimin i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Sipas tyre Komisioni i Rithemelimit nuk mund të nxjerrë kandidatë në 14 maj.

Teksa argumentojnë se koalicioni nuk duhet të regjistrohet si subjekt zgjedhor, “grupimi i Alibeajt” thotë se marrëveshjes i mungon edhe një element tjetër i rëndësishëm që ka të bëjë me përcaktimin e numrit të kandidatëve nga secila parti politike.

“Në kushtet kur subjekti “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” është përjashtuar nga marrëveshja, mbetet e paqartë se cila parti politike do të propozojë kandidatët e koalicionit” – thuhet në kërkesë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *