Analiza nga DW/ A e ka koronavirusi origjinën nga laboratori?

Në SHBA vazhdojnë debate të shumta lidhur me origjinën e koronavirusit. Agjenci të ndryshme qeveritare arrijnë në përfundime të ndryshme lidhur me origjinën e virusit.

A ka ardhur koronavirusi nga një laborator? Informacioni i ri i shërbimeve sekrete ka bërë që Departamenti Amerikan i Energjisë të arrijë në konstatimin se koronavirusi është një gabim në një laborator në Kinë – edhe pse, siç shkruan “Ëall Street Journal”, raporti është konsideruar si një raport me “besim të ulët” (loë confidence).

Në këtë mënyrë një institucion tjetër amerikan, pas FBI-së, e konsideron të pranueshme teorinë se koronavirusi “ka dalë” nga një laborator në Ëuhan të Kinës, por kjo ende nuk pranohet nga shumica e institucioneve qeveritare.

Pekini iu përgjigj pretendimeve të FBI-së: Kina kundërshton çdo formë të manipulimit politik nën pretekstin e kërkimit të origjinës së koronavirusit, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. “Përfshirja e shërbimeve sekrete në çështjet shkencore është në vetvete një politizim i çështjes.

Nuk ka konsensus për origjinën e virusit

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, pranoi se nuk ka konsensus brenda qeverisë Biden për origjinën e koronavirusit. Presidenti ende beson se është e nevojshme të hetohet origjina e virusit, sepse kjo është mënyra e vetme për të luftuar me sukses kundër pandemive të ardhshme, theksoi Kirby.

Këshilltari kryesor për sigurinë i Biden, Jake Sullivan, foli në mënyrë të ngjashme fundjavën e kaluar. “Nëse marrim më shumë informacion të brendshëm, ne do ta ndajmë atë me Parlamentin dhe popullin amerikan,” tha ai. Por për momentin nuk ka një përgjigje të sigurt nga shërbimet sekrete në pyetjen rreth origjinës së virusit.

Shtohet presioni ndaj Kongresit

Nuk është rastësi që Sullivan po punon kaq shumë për të qetësuar Kongresin. Gjithnjë e më shumë anëtarë të Kongresit po bëjnë presion për të ndriçuar përfundimisht këtë çështje – dhe jo vetëm ata nga opozita.

“Është një raport shumë shqetësues,”thotë kongresmeni demokrat Ro Khanna. Se cili nga institucionet amerikane ka vërtet të drjetë mund të sqarohet me siguri vetëm nëse Kina do të siguronte transparencë më të madhe, tha Khana. Por, para kësaj, SHBA-ja do të duhej të pastronte para dyerve të veta: Biden duhet të sillte në të njëjtën tryezë të gjitha institucionet që punojnë në këtë çështje, të shkëmbejnë informacionet që kanë dhe të arrijnë në një përfundim të përbashkët, tha kongresmeni demokrat.

Për opozitën është e mirëpritur që institucione të ndryshme qeveritare shprehin qëndrime të ndryshme. Republikanët kanë kështu më shumë hapësirë për sulme ndaj presidentit Biden, por edhe ndaj rrjeteve sociale si Facebook dhe Tëitter, të cilat dikur hiqnin postimet ku thuhej se virusi mund të ketë origjinën nga një laborator.

Demokrati Khan e quan atë censurë: “Ishte e gabuar mbyllja e gojës së atyre që folën për incidentin në laborator,” tha ai. Nëse edhe Departamenti amerikan i Energjisë e konsideron të mundshme këtë teori, atëherë edhe ajo duhet të trajtohet me seriozitet./ DW

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *