Ambasada shqiptare në Francë del me njoftimin e fundit për shqiptarët

Ambasada shqiptare në Francë ka shpërndarë në njoftim për të gjithë shqiptarët që jetojnë aty. Në njoftim citohet se ata që kanë aplikuar deri më datë 9 prill për pasaportë apo kartë identiteti pranë këtij institucioni, duhet ta tërheqin atë në tre ditët e para të javës nga ora 14:00 deri në orën 16:00.

“Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë aplikuar deri më datë 9 prill (përfshirë) për pasaportë ose/dhe për kartë identiteti pranë Ambasadës Shqiptare në Paris, të vijnë të tërheqin ato ditët e hëna, të marta dhe të mërkura (përveç ditëve zyrtare të pushimit në Shqipëri), nga ora 14:00 deri 16:00”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *