Almeda Abazi dhe bashkëshorti vizitojnë Shqipërinë, ja nga cili vend postojnë foto

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman janë një ndër çiftet më të komentuar. Ndonëse prej shumë vitesh jeton në Turqi, Almeda ka arritur që të ruajë lidhjen me vendin e saj të lindjes dhe të sillet tamam si një vajzë me tradita shqiptare.

Së fundmi ajo ka zbuluar se së bashku me Tolgahan ndodhen në Shqipëri. Ka qenë aktorja, e cila ka ndarë një fotografi krah partnerit të saj në Dajt.

Kujtojmë që gjatë një interviste që dha disa muaj më parë, Almeda foli për dëshirën për të blerë një shtëpi në Tiranë. Mes të tjerash, ajo tregoi se do që të kalojë më shumë kohë me fëmijët në Shqipëri në mënyrë që t’i rrisë me kulturën dhe traditat shqiptare.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe”, tha Almeda.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *