Akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion, arrestohet ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi!

Është vendosur në pranga ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi.  Ish-kreu i ARRSH-së u vendos në pranga me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Ndërkohë Ervis Berberi mësohet se ka dhënë dorëheqjen nga posti para pak ditësh, pas hetimit që Prokuroria e Posaçme ka nisur ndaj tij. Ndërsa disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente.

Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku. Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëvendësoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *