Akuzohen për trafik kokaine, dalin para gjykatës në Irlandë dy vëllezërit shqiptar dhe një rumun

Mësohet dy shqiptarët Gentjan dhe Donatel Dodal, bashkë me Daniel Afedoaei akuzohen për trafikun e kokainës, ku dhe janë lënë në paraburgim, ndërsa droga nëse do të dilte në treg bëhet me dije kapte vlerën prej 4 milionë euro.

Gjatë seancës gjyqësore dy vëllezërit shqiptarë kanë qëndruar të heshtur para akuzave, ku teksa hynte në Gjykatë Gentjan Dodaj ka tentuar të mbulojë fytyrën me triko në kokë. Sipas mediave të huaja 39-vjeçari Dodaj kohët e fundit kishte nisur një biznes dhe kishte mbetur pa para.

Gentjan Dodaj

Për vëllain e tij, Donatelin, 22 vjeç u kërkua një përkthyes, ku sipas avokatit klienti i saj kishte mbërritur katër javë më parë në Irlandë dhe banonte me vëllain.

Ndërkohë në burg është lënë edhe 22-vjeçari Afedoaei që është me origjinë rumune.

Daniel Afedoaei

Nuk u bë asnjë kërkesë për lirimin me kusht në lidhje me tre burrat.

Sekuestrimi i drogës ndodhi pas një operacioni të udhëhequr nga inteligjenca që synonte persona të dyshuar për përfshirje në krimin e organizuar, një operacion i përbashkët u krye nga Byroja Kombëtare e Drogave dhe Krimit të Organizuar Garda dhe personeli pranë Shërbimit Doganor të të Ardhurave.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *