‘Akuzat për blerje votash’/ Tom Doshi: Rezultati i PSD s’ishte surprizë, jam deputeti më i votuar

Kreu i Partisë SocialDemokrate, Tom Doshi ka “thyer heshtjen” e tij lidhur me rezultatin e zgjedhjeve që mori në votimet për lokalet e 14 majit. Në një intervistë të dhënë për emisionin “Top Story”, Tom Doshi tha se rezultati që ai mori nuk ishte surprizë, duke analizuar të gjitha zgjedhjet që kanë kaluar deri më tani dhe rezultatet që kanë marrë.

20 mandate të Këshillash Bashkiakë? Nuk është surprizë, partia është rritur gradualisht. Kam kandiduar për herë të parë në 2017 në qarkun e Shkodrës. Jam deputeti më i votuar, kam marrë 13400 vota duke i pasur të gjithë partitë e tjera kundër. Atë kohë nuk kishim as komisionerë por vëzhgues. Në 2018 morëm pjesë në zgjedhje që PD i bojkotoi. Në 2021 unë jam bërë kryetar partie dhe bëra fushatë. Jam përqëndruar në 2 qarqe në Shkodër dhe Tiranë. Në Shkodër mora 2, në Tiranë, 1. Gjatë kësaj kohe kemi punuar me njerëzit dhe në këto zgjedhje kemi marrë një rezultat të kënaqur, nuk është surprizë, por është një frymë,”-tha ai.

Tom Doshi është kthyer në qendër të kritikave të kryedemokratit Sali Berisha, i cili akuzon se ka blerë vota duke i dhënë për herë të parë Bashkinë e Shkodrës, Partisë Socialiste.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *