Akuzat për balonën “spiune” mbi SHBA; Kina: Është projektuar për qëllime meteorologjike

Kina ka kërkuar që çështja e balonës “spiune” në qiejt e SHBA, të trajtohet me qetësi, duke deklaruar se ishte thjesht një dron që monitoron motin, që kishte përfunduan gabimisht në Amerikë. Ky dron u pa për herë të fundit në Misuri dhe pritet të arrijë në bregun lindor të Amerikës pranë Carolina këtë fundjavë. SHBA ka vendosur të mos e rrëzojë për shkak të rrezikut të rënies së mbeturinave.

Incidenti vjen në mes të marrëdhënieve të tensionuara mes SHBA-së dhe Kinës.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken anuloi vizitën në Pekin, duke thënë se prania e balonës “mbikëqyrëse” ishte “një akt i papërgjegjshëm”. Teksa ministria e jashtme e Kinës tha se Pekini “kurrë nuk ka shkelur territorin dhe hapësirën ajrore të ndonjë vendi sovran”.

Sipas zyrtarëve amerikanë, balona fluturoi mbi Alaskë dhe Kanada përpara se të shfaqej mbi shtetin amerikan të Montana, i ku ndodhen disa qendra raketore bërthamore. Incidenti zemëroi zyrtarët e lartë amerikanë, ku Blinken deklaroi se ai i kishte thënë Pekinit se prania e balonës ishte “një shkelje e qartë e sovranitetit të SHBA dhe ligjit ndërkombëtar” dhe “një akt i papërgjegjshëm”.

Ai e quajti “të papranueshëm” dhe “madje të papërgjegjshme në prag të një vizite të planifikuar prej kohësh”. Kryediplomati amerikan do të vizitonte Pekinin nga 5 deri më 6 shkurt për të zhvilluar bisedime për një gamë të gjerë çështjesh, duke përfshirë sigurinë, Tajvanin dhe Covid-19.

Gjatë mbrëmjes së të premtes, SHBA raportoi për një balonë të dytë kineze që fluturonte mbi Amerikën Latine.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *