Akuzat ndaj Donald Trump, Stormy Daniels: Nuk kam asgjë për të fshehur, do të rrëfehem

Stormy Daniels, aktorja e filmave pornografikë, në qendër të vëmendjes më shumë se kurrë për shkak të akuzave penale që rëndojnë tashmë mbi ish-presidentin Donald Trump, thotë se nëse do të thërritet nga Prokuroria për të dëshmuar për rastin, do të shkojë.

Në një intervistë për televizionin amerikan FOX, Daniels tha se nuk ka asgjë për të fshehur dhe e vetmja gjë që do të thotë, do të jetë vetëm e vërteta.

Prokurori Alvin Bragg, i zyrës së prokurorisë së Manhatan e akuzon ish-presidentin Donald Trump për 34 shkelje, duke nisur nga falsifikimi i dokumenteve të biznesit të tij, për të bërë përmes tyre, pagesa për 2 gra, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016, për të blerë heshtjen e tyre, e për të mos publikuar marrëdhëniet seksuale me të.

Për këtë Daniels, thotë se do të tregojë të vërtetën e saj. Përveç Daniels, në lojë është edhe marrëdhënia e shumë viteve më parë, edhe me ish-modelen e Playboy, Karen McDougal.

Seanca e radhës për çështjen Trump, siç vendosi gjykatësi i rastit në Manhatan, do të mbahet me 4 dhjetor, e nëse Stormy Daniels do të thirret për të dëshmuar, ajo do të jetë gati për të treguar versionin e saj të ngjarjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *