14 maji/ Mblidhet Kryesia e PS, Rama mbërrin në selinë rozë

Teksa na ndajnë më pak se një muaj nga vendoret, mëngjesin e sotëm është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste. Në selinë rozë mbërriti kreu i saj, Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Pritet që në fokus të diskutimeve të sotme të jetë fushata elektorale e zgjedhjeve vendore të 14 Majit që nis zyrtarisht më 14 Prill. Nuk dihet nëse pas përfundimit të mbledhjes do të ketë një deklaratë për mediat.

Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat e kandidatëve të Partisë Socialiste që do të jenë në garë. Tirana, Shkodra, Durrësi e Elbasani pritet që të kenë një përballje të fortë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *