Aktorja Rakmonda Bulku në takimin me Berishën: PD të rikthejë vëmendjen te arti

Kreu i PD, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim me zonja të shquara shqiptare.

E pranishme ka qenë dhe aktorja Rajmonda Bulku, ku theksoi e sot figura e gruas është emancipuar ndryshe nga çfarë ka qenë.

Sakaq i kërkoi Berishës që në momentin kur PD të vijë në pushtet të bëjë më tepër për artin.

“Për të ndihmuar një grua, ka një maratonë të tërthortë rrugësh për të çuar tek personaliteti i saj që fillon që nga lindjet, spitalet, çerdhet, shkollat, çfarëdolloj gjëje që është në familje i përket direkt gruas, pa dyshim edhe burrave. Është hap cilësor që gruaja sot kërkon, kërkon për emancipimin e aj, kushtet. Vij nga një profesion që burrat dhe gratë nuk kanë ndonjë diferencë të madhe, por do vëmendje të madhe, sepse është kulturë, veç punës sonë në mënyrë individuale, bëjmë një punë me të tjerët, është spektatori që vjen. Në fushën e artit do t’u kërkojmë edhe më tepër kur të vini sepse duhet ndihmuar, sepse është kultura jonë. Për një aktor të mos ketë ku të japë një shfaqje, është ta vrasësh, është e frikshme”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *