Aktorja e njohur flet për vendimin e saj: Nuk kam lindur për të qenë nënë

Aktorja 53-vjeçare Heather Graham është e lumtur për zgjedhjen e saj për të mos pasur fëmijë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ajo foli për vendimin e saj dhe shpjegoi se të kishte fëmijë nuk ishte për të.

“Unë mendoj se ne të gjithë kemi rrugë të ndryshme. Thjesht duhet të përqafosh atë që je. Nëse, në një farë mënyre, do të kisha pasur fëmijë, jam e sigurt se do të ishte mirë. Por për momentin, duke mos pasur fëmijë, ndihem e lirë. Dhe unë fle shumë. Kjo është më e mira”,– u shpreh ajo.

Aktorja e “Drugstore Cowboy” është e vetëdijshme se vendimi i saj nuk është i zakonshëm dhe paragjykohet në shoqëri. “Ndjehem sikur, si grua, nuk të lejohet të thuash: “Nuk doja të kisha fëmijë”. Sepse është si, “Çfarë nuk shkon me ty?”, shpjegoi ajo.

“Tani, gratë po fitojnë liri për të bërë zgjedhjet e tyre”, theksoi mes tjerash Graham.

“Ndonjëherë ndihem sikur projektet e mia janë fëmijë të vegjël; kam filluar të përfshihem më shumë në prodhimin, shkrimin dhe regjinë”, tha Graham.

Edhe pse ajo e ka pasur gjithmonë prioritet karrierën e saj, Heather tha se herë pas here ndjen keqardhje për vendimet që ka marrë në të kaluarën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *