Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Austri, raportohet për 20 të plagosur

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova është aksidentuar në Salburg të Austrisë, ku për pasojë 20 persona raportohet se janë lënduar.

Tre nga ta raportohet se janë lënduar rëndë.

Mediat austrike bëjnë me dije se autobusi po shkonte nga Kosova drejt Hannoverit të Gjermanisë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 3:30 të mëngjesit. Brenda autobusit gjendeshin 25 udhëtarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *