Aksidenti tragjik në lumin ‘Osum’ i mori jetën, përcillen për në banesën e fundit nënë e bir

Humbën jetën në aksidentin tragjik në Berat, nënë e bir përcillen për në banesën e fundit.

Shtetësia Klaudja dhe djali i saj Samuel Xhaferaj nuk ja kanë dal t’i mbijetojnë aksidentit, pasi makina e tyre humbi kontrollin dhe ra në lumin Osum. Dy makina funerali përcollën arkëmortet me trupat e tyre të pajetë, për të lënë pas dhimbjen te familjarët e tyre. Ndërkohë komshinjtë kanë pohuar se 25-vjeçarja ka qenë një vajzë shëmbullore dhe vjen nga një familje e rregullt.

“Ishte një vajzë e mirë, i respektonte të gjithë në lagje, kishin blerë një shtëpi këtu në lagjen Çlirim, pas ardhjes nga emigrimi të bashkëshortit të Klaudias, Gjergji Xhaferraj. Lajmin e morëm vesh nga mediat dhe u tronditëm shumë. Klaudia dhe fëmijët vinin çdo ditë dhe blinin në dyqanin tim, ende edhe sot nuk e besojë që kanë vdekur”, tha fqinja e saj.

Detaje rreth viktimave:

Klaudia Xhaferaj kishte lindur në 17 qershor të vitit 1997 në fshatin Zhitom i Madh he në moshën 17-vjeçare ishte martuar. Për vite me radhë ajo dhe burri i saj jetuan me qira në Berat dhe para 4 vitesh blenë shtëpinë e tyre, në katin e pestë të një pallati ekzistues.
Klaudia kishte mbushur 25 vjeçe disa ditë parë dhe bashkëshorti i saj i kishte blerë edhe makinën si dhuratë për ditëlindje, një muaj para se të kishte festën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *