Aksidenti tragjik në Greqi/ Shkon në 57 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave

Pak pas orës 16:00 të pasdites, shefja e mjekësisë ligjore të Larisës, Rubini Leontari, në një deklaratë, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve pas tragjedisë së përplasjes së dy trenave ka shkuar në 57.

Konkretisht, mjekja tha se 14 trupa të tjerë të karbonizuar u sollën në morg, duke e çuar numrin tragjik të vdekjeve në 57. Në të njëjtën kohë, ajo vuri në dukje se janë më shumë se dhjetë çanta që janë gjetur por ende nuk janë identifikuar personat që ato i përkasin.

Më herët, përfaqësuesi i Zjarrfikësve, Vassilis Varthakoyiannis, raportoi se shtatë trupa të djegur janë nxjerrë në mëngjes nga vagoni i trenit i cili ishte përplasur me vagonin tjetër.

Punonjësit e shpëtimit janë ende duke kërkuar për viktima nëpër vagonat e djegur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *