Aksidenti tragjik në Greqi/ Rama: Ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në Greqi mbrëmjen e djeshme. 36 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga përplasja e një treni pasagjerësh me një tren mallrash.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter”, Rama tha se Shqipëria ndjen dhimbjen e fqinjëve të saj dhe shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave.

“Sa keq të dëgjosh për humbjen e jetëve dhe shumë të plagosur në aksidentin tragjik të natës së fundit në Greqi! Ne ndjejmë dhimbjen e fqinjëve tanë të dashur në një orë kaq të rëndë për kombin e tyre dhe i bashkohemi në lutjet e tyre dhe në ngushëllimet për familjet e viktimave” – shkruan Rama në Twitter.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *