Aksidenti tek Rruga e Kavajës/ Del sot në gjyq Sulejmani, habit me deklaratën e tij, tregon se për çfarë qëllimesh e përdorte drogën

Ajas Sulejmani, 39-vjeçari i cili përplasi çiftin Arjan e Vilma Konomi me beben 3 mujashe  tek Rruga e Kavajës pritet të dalë sot para gjykatës.

Mësohet se, Sulejmani është justifikuar se merrte disa substanca me qëllim rritjen e masës muskulore pasi merrej me palestër.

Sakaq, 39-vjeçarit i është vendosur gjoba 1 milionë lekëshe dhe i është pezulluar patenta për dy vjet.

Ndërkohë, ditën e djehme bebja ka dalë ndërsa bashkëshortët Arjan dhe Viola Konomi ndodhen ende në spital, por jashtë rrezikut për jetën.

Arjani ka fraktura në trup ndërsa e shoqja Viola ka pësuar hemorogji të brendshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *