Aksidenti tek Megatek, Laze: Dy fëmijët vijojnë të jenë në gjendje të rëndë, Megatek arkëton miliona, nuk i përgjigjet familjes

Të enjten e 7 korrikut rreth orës 17:00, në ambientet e magazinimit në qendrën tregtare Megatek, ndodhi një aksident, ku dy minorenët Emanuel Alla dhe Klajdi Dusha u dëmtuan rëndë duke punuar në këtë kompani.
Editor i Iliridium Media Grup Elio Laze, i cili prej ditësh kishte djeni rreth këtij aksidenti ku mbetën të plagosur rëndë dy të mitur, shkruan se pas gjashtë ditësh, dy të aksidentuarit janë akoma në gjendje të rëndë, dhe janë braktisur si nga punëdhënësi i tyre, po ashtu edhe nga institucionet shtetërore.
Laze ngre zërin sepse në qendra tregtare Megatek, vijon punën normalisht, duke arkëtuar miliona lekë, pavarësisht se në ambientet e saj dy të rinjve iu rrezikua jeta. Po ashtu ai hedh akuza mbi zyrtarët e shtetit, të cilët deri më tani kanë heshtur mbi aksidentin që për pak desh iu mori jetën dy fëmijëve Emanuel Alla 14 vjeç dhe Klajdi Dusha 16 vjeç. Gjithashtu Laze shkruan se e vërteta do të dalë në shesh dhe përgjegjësit e vërtetë do e marrin atë që meritojnë.
Kompania ende nuk i është përgjigjur familjes minimalisht moralisht.

Postimi i editorit të Iliridium Media Grup Elio Laze:
Sot dita e 6
Hesht mirë
Hesht vetë
Hesht me Megatek
Sot është dita e gjashtë që Emanuel Alla 14 vjeç dhe Klajdi Dusha 16 vjeç dergjen në shtratet e Spitalit te Traumës.
Për të fituar bukën e gojës, ata punonin tek skllavopronaret moderne. Tek Megatek. U rrëzuan sepse ishin pa masa mbrojtëse.
I morën dhe i çuan ne urgjencë tek Hygeia. Nga aty i çuan tek Spitali i Traumës ku gjenden edhe sot pas gjashtë ditësh.
Heshti Megateku për këtë KRIM. Nxori jashtë funksionit edhe adresat e emaileve qe te mos kishim mundësi të kërkonim informacion. Dhe i kuptoj. Skllavopronari kërkon te ruaje rendin e vet.
Po shteti.
Po inspektorati i punës.
Po spitali Hygeia.
Po Spitali i Traumës.
Çfarë bëjnë?
Për çfarë dreqin heshtin?
Janë shtojca te mbylljes se zullumeve te Megatek?
Kaluan 6 dite dhe Megateku vijon aktivitetin duke arkëtuar miliona.
Kaluan 6 dite dhe zyrtarucet e shtetit vijojnë si krimba te kapin ndonjë lekë poshtë e përpjetë.
Kaluan 6 dite dhe familja Alla dhe Dusha i kane sytë me lot.
Ka 6 dite që Emanueli dhe Klajdi nuk kanë asnjë përmirësim.
E vërteta do të dalë në shesh dhe përgjegjësit e vërtetë do e marrin atë që meritojnë.
Emanuelit dhe Klajdit ia kemi premtuar!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *